LAJME / E Diel 30 Gusht 2026, 00:12

Ngjarja tragjike ku humbi jeten biznesmeni i njohur

Një stuhi e fortë që përfshiu Qipron ka shkaktuar një ngjarje tragjike në zonën e Cape Greco.

Biznesmeni i njohur nga Limasoli dhe ish-piloti i garave të automobilizmit, Dimis Mavropoulos, 76 vjeç, humbi jetën pasi varka me të cilën ndodhej u përplas me shkëmbinjtë.

Ngjarja ndodhi në zonën detare të Agioi Anargyroi, mes Cape Greco dhe Konnos, ku kushtet e motit u përkeqësuan me shpejtësi.

Tre varka u përballën me detin e trazuar dhe erërat e forta, ndërsa dy prej tyre përfunduan të bllokuara në shkëmbinj dhe u shkatërruan.

Autoritetet aktivizuan Planin Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit “NEARCHOS” dhe nisën një operacion me mjete detare dhe ajrore. Mavropoulos u gjet pa ndjenja mbi shkëmbinj, por pavarësisht ndërhyrjes, nuk mundi të mbijetojë.

Në aksident u lënduan rende edhe vajza dhe partnerja e tij, të cilat u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Famagustës. Në total, gjashtë persona u shpëtuan nga operacioni.

Mavropoulos ishte një figurë e njohur në Qipro, jo vetëm për aktivitetin e tij në biznes, por edhe për të kaluarën si pilot rally. Ai kishte garuar që prej moshës së re dhe më vonë ishte përfshirë në krijimin e Muzeut të Automobilave të Qipros në Limasol, ku kishte mbledhur automjete historike dhe të rralla.

Stuhia shkaktoi ndërkohë probleme të shumta në zona të ndryshme të ishullit, me përmbytje, dëmtime të ndërtesave, rrëzime pemësh dhe probleme në rrjetin elektrik. Autoritetet morën qindra thirrje për ndërhyrje, ndërsa moti i keq preku si zonat urbane, ashtu edhe ato bregdetare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE