
Këngëtari i muzikës popullore, Bledar Hoxhaj, ka rënë pre e një grabitjeje në Fier, në një moment tejet të vështirë për të dhe familjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore të kushëririt të tij të parë, të cilin Hoxhaj e përcillte për në banesën e fundit. Sipas denoncimit të bërë nga vetë këngëtari në rrjetet sociale, rreth orës 10:00, një person ka hyrë në automjetin e tij, një Audi Q5, ngjyrë gri e errët dhe ka marrë paratë që ndodheshin në portofolin e lënë brenda makinës.
Ajo që e bën më të rëndë situatën është fakti se gjithçka ka ndodhur në një ditë zie, teksa Hoxhaj dhe familjarët e tij po përballeshin me dhimbjen e humbjes së të afërmit.
Sipas tij, autori është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar edhe momentin kur ai futet në automjet. Pas vjedhjes personi është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Opel, ngjyrë gri e hapur.
Hoxhaj ka bërë apel për ndihmën e qytetarëve, duke kërkuar që kushdo që mund të ketë identifikuar personin, të ketë parë automjetin ose të disponojë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes të kontaktojë me të.
“Nëse dikush e njeh personin, ka parë makinën ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë, ju lutem të më kontaktojë. Pamjet do t’u dorëzohen organeve përkatëse”, shkruan ai ndër të tjera teksa ka shpërndarë dhe pamjet.
Gjatë ceremonisë mortore të vëllait tim (kushëri i parë), rreth orës 10 e pak minuta, një person është futur në makinën time Audi Q5, ngjyrë gri e errët, dhe ka marrë vetëm paratë që ndodheshin brenda portofolit. Portofolin e ka lënë në makinë.
Gjithçka është e filmuar nga kamerat e sigurisë, përfshirë momentin kur personi futet në makinë. Pas kësaj, personi largohet me një makinë Opel, ngjyrë gri e hapur.
Nëse dikush e njeh personin, ka parë makinën ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë, ju lutem të më kontaktojë.
Pamjet do t’u dorëzohen organeve përkatëse.
Në një ditë zie, kur isha duke përcjellë vëllain tim për në banesën e fundit, është shumë e dhimbshme të ndodhë edhe diçka e tillë.
Ju lutem, shpërndajeni që informacioni të arrijë te personi i duhur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
