SHOWBIZ / E Shtunë 29 Gusht 2026, 23:11

E mbani mend ‘Nihanin’? Fotot e saj të fundit po bëjnë xhiron e rrjetit

Neslihan Atagül, aktorja turke e njohur për publikun shqiptar veçanërisht për rolin e Nihanit në serialin “Kara Sevda”, është rikthyer në vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi nga pushimet e saj familjare.

Pas lindjes së djalit, aktorja ka reduktuar angazhimet në ekran për t’iu kushtuar familjes. Së fundmi ajo ka zgjedhur të kalojë disa ditë në det së bashku me bashkëshortin, aktorin Kadir Do?ulu, dhe djalin e tyre, Aziz.

Neslihan ka publikuar në rrjetet sociale disa momente nga udhëtimi me jaht, duke treguar pjesë nga përditshmëria e saj larg xhirimeve dhe projekteve televizive.

Gjatë pushimeve ajo ka festuar edhe ditëlindjen. Në fotografitë e publikuara, aktorja shihet duke prerë tortën në kuvertën e jahtit, pranë familjes së saj. Postimet kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neslihan Atagu?l Dog?ulu (@neslihanatagul)


Në një tjetër moment, Neslihan ka bërë edhe një referencë me humor ndaj netëve pa gjumë që shoqërojnë muajt e parë të mëmësisë, duke përdorur në sfond një këngë me vargje që lidhen pikërisht me këtë periudhë.

Neslihan Atagül dhe Kadir Do?ulu janë të martuar që prej vitit 2016. Aktorja është bërë e njohur edhe jashtë Turqisë përmes serialeve “Yaprak Dökümü”, “Kara Sevda”, “Sefirin K?z?” dhe “Gecenin Ucunda”, ndërsa roli i Nihanit mbetet një nga personazhet me të cilat publiku shqiptar e identifikon më së shumti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE