LAJME / E Shtunë 29 Gusht 2026, 21:09

Shpërthen bombula e gazit në një banesë, raportohet për të lënduar

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, nga të dhënat paraprake, si pasojë e shpërthimit raportohet se ka persona të lënduar.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e emergjencës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit dhe gjendja e të lënduarve.

Informacioni është paraprak dhe pritet të ketë të dhëna të tjera në vijim./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE