
Kryeministri Rama zhvillon sot një drekë pune me drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës në një nga restorantet në periferi të kryeqytetit.
Ky takim vjen pas mbledhjeve të shumta që ka bërë Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë për strategjinë e re të PS-së për sjelljen me qytetarët para zgjedhjeve vendore.
Ky takim vjen një ditë pasi Erion Veliaj, nga paraburgimi, la Bashkinë e Tiranës pa një kryetar të komanduar, duke ia hequr këtë kompetencë nënkryetares Anuela Ristani, e cila ishte emëruar nga Edi Rama duke sjellë një “përplasje” në distqncë mes kryeministrit dhe kryebashkiakut.
Për Bashkinë e Tiranës ka nisur një debat në radhët e socialistëve se kush do të jetë kandidat i kësaj force politike për zgjedhjet e 2027-ës. Përpos Ogerta Manastirliut, emri i të cilës u propozua nga Edi Rama shtatorin e shkuar, është vetëofruar edhe Erion Braçe.
Deputeti i Tiranës vazhdimisht bën thirrje për një proces gare brenda partisë për të zgjedhur kandidatin që do të përfaqësojë PS-në në bashkinë më të madhe në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
