LAJME / E Shtunë 29 Gusht 2026, 12:12

DETAJE/ Pronarët nuk e paguan për punën dhe e rrahën, xhaxhai i 18-vjeçarit u nis me kallash në dorë drejt hotelit dhe ... (Emrat)

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në zonën e Malit të Robit në Golem, ku 47-vjeçari Melison Nela u kap i armatosur, teksa dyshohet se po shkonte të hakmerrej ndaj personave që kishin dhunuar nipin e tij.

Ngjarja nisi pas një konflikti në një hotel të zonës, ku 18-vjeçari Genti Nela, i cili punonte si kamerier, është dhunuar pas një konflikti lidhur me pagesën për punën e kryer. I riu ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia, e njoftuar për konfliktin, ndërhyri menjëherë në hotel. Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet morën informacion në rrugë operative se xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela, 47 vjeç, ishte nisur drejt hotelit i armatosur, me qëllim vrasjen e personave që kishin dhunuar nipin.

Policia e ndaloi automjetin e 47-vjeçarit në afërsi të hotelit. Gjatë kontrollit, në një çantë shpine u gjet një kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Ndërkohë, hetimet zbuluan se pas konfliktit, vendi i ngjarjes ishte pastruar. Gjithashtu, ishte hequr DVR-ja e kamerave të sigurisë dhe ishin prerë kabllot e tyre.

Në lidhje me dhunimin e 18-vjeçarit, policia vuri në pranga Florian Habilajn, 28 vjeç, dhe Enold Dragotin, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, u shpall në kërkim. Në gjendje të lirë po procedohet 36-vjeçari Melison Nela.

Ndërkohë, në pranga u vu edhe 47-vjeçari Melison Nela, xhaxhai i 18-vjeçarit Genti Nela, i cili u kap me kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë në automjet.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE