
Një aksident i frikshëm është regjistruar në Kerala të Indisë, ku një autobus turistik që transportonte rreth 35 persona të një dasme ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë një pike karburanti.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një skuter i del përpara autobusit. Drejtuesi i mjetit frenon menjëherë dhe devijon fort djathtas në përpjekje për të shmangur përplasjen.
Manovra e detyruar bëri që autobusi të humbiste kontrollin, të dilte nga rruga dhe të përplasej me një strukturë brenda pikës së karburantit, përpara se të përmbysej në krah.
Për fat, autobusi shmangu për pak pompat e karburantit, një automjet që ndodhej në pikë dhe dy mjete të tjera me dy rrota, duke parandaluar një aksident potencialisht edhe më të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të paradites së të mërkurës. Më shumë se 20 persona që ndodheshin në autobus mbetën të lënduar, ndërsa disa prej tyre raportohet se humbën ndjenjat pas përplasjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
