
Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti ka ngacmuar publikun për sezonin e pestë të reality show-t. Hamiti në Instastory ka publikuar një fotografi të kastit, të mbuluar me blur, duke lënë gjithçka në mister sa i përket emrave dhe fytyrave të personazheve që pritet të bëhen pjesë e këtij sezoni.
“Prapa këtij bluri fshihen emrat dhe fytyrat që do të pushtojnë çdo bisedë tuajën këtë sezon. Kasti më i fuqishëm deri më sot. Si një vepër arti… kasti i Big Brother VIP Kosova 5”, ka shkruar Hamiti krahas fotografisë.
Postimi ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave, të cilët tashmë kanë nisur të spekulojnë se cilët do të jenë banorët e rinj të shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Megjithatë, emrat e konkurrentëve ende nuk janë bërë publikë zyrtarisht, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë surprizat që “Big Brother VIP Kosova 5” do të sjellë këtë sezon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
