
Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar lajme për një përplasje të mundshme mes Grida Dumës dhe Lori Hoxhës, e cila sipas aludimeve mund të sillte edhe largimin e moderatores nga Top Channel.
Megjithatë, lëvizja e fundit e televizionit duket se shkon në drejtim të kundërt me këto raportime.
Top Channel ka publikuar promon e sezonit të ri televiziv dhe Grida Duma është pikërisht një nga figurat e përfshira në të. Madje, moderatorja shfaqet që në hapjen e videos, në pamjet që prezantojnë programacionin e ri të televizionit.
Përfshirja e saj në një promo zyrtare të sezonit të ri është një sinjal i qartë se Grida vazhdon të jetë pjesë e planeve të Top Channel.
Në këtë mënyrë, aludimet se një konflikt i mundshëm me Lori Hoxhën do të sillte largimin e saj nga televizioni nuk përputhen me atë që vetë Top Channel po promovon publikisht.
Grida Duma drejton “Top Story” në ekranin e Top Channel, ndërsa emri i saj është përfshirë së fundmi në disa raportime dhe spekulime për të ardhmen e saj profesionale. Për një pjesë të këtyre të fundit, ajo ka reaguar edhe vetë publikisht.
Sa i përket një përplasjeje me Lori Hoxhën, deri tani nuk ka pasur një konfirmim publik nga palët. Promoja e sezonit të ri, ndërkohë, tregon se Grida Duma mbetet në ekranin e Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
