
Trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare është pezulluar përkohësisht rreth orës 17:30, për shkak të një problemi teknik të dyshuar në sistemin e radarëve të Albcontrol.
Për arsye sigurie, për disa minuta është ndaluar qarkullimi i avionëve në hapësirën ajrore të vendit, duke përfshirë si ngritjet dhe uljet në aeroportin e Rinasit.
Masa është marrë deri në rikthimin e funksionimit normal të sistemeve të monitorimit dhe kontrollit të trafikut ajror.
Sipas Albcontrol, ekspertët morën menjëherë masat për të shmangur çdo rrezik për avionët dhe nisën punën për rikthimin e sistemeve. Rreth orës 18:00, 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, ndërsa po punohet edhe për pjesën e mbetur.
Albcontrol thotë se reagimi në kohë dhe profesionalizmi i ekipeve bënë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
