
Teksa sezoni i ri televiziv po afron, “Big Brother VIP Albania 6” ka nisur të prodhojë aludimet e para, jo vetëm për emrat që mund të hyjnë në shtëpi, por edhe për figurat që do të jenë pjesë e spektaklit.
Një prej pikëpyetjeve që është ngritur së fundmi lidhet pikërisht me Ledion Liçon dhe vazhdimësinë e tij si moderator i formatit. Mes spekulimeve për opinionistët e rinj dhe ndryshimeve të mundshme në edicionin e gjashtë, nuk kanë munguar as diskutimet nëse Ledioni do të jetë sërish në krye të “Big Brother VIP Albania”.
Por një postim i fundit i moderatorit po interpretohet si një sinjal i fortë.

Ledioni ka publikuar në Instagram një fotografi bardhezi, të realizuar përpara një serie pasqyrash, ndërsa mbi të ka shkruar vetëm një fjalë: “Gati!”
Ndonëse ai nuk ka përmendur drejtpërdrejt “Big Brother VIP Albania” dhe as nuk ka dhënë ndonjë konfirmim për sezonin e ri, koha e postimit ka mjaftuar që fotografia të lidhet menjëherë me rikthimin e formatit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
