
Një ditë më parë, nga sheshi ku po zhvillohej protesta, një prej pjesëmarrësve u bëri thirrje qytetarëve që të mblidheshin sot përpara selisë së Partisë Socialiste…
Duket se vezët e protestuesve kanë mjaftuar që dyert e selisë rozë të mos jenë këtë herë adresa e preferuar për mbledhjen e socialistëve.
Takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë dhe ministrat, i paralajmëruar se do të zhvillohej në selinë e Partisë Socialiste, nuk do të mbahet në ambientet e kësaj force politike.
Sipas burimeve në PS, ndryshimi i vendit të takimit është bërë për arsye sigurie, ndërsa mbledhja e parashikuar për në orën 17:30 pritet të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Zhvendosja vjen në një moment kur selia socialiste mund të bëhej pikëtakimi i radhës i protestuesve. Një ditë më parë, nga sheshi ku po zhvillohej protesta, një prej pjesëmarrësve u bëri thirrje qytetarëve që të mblidheshin sot përpara selisë së Partisë Socialiste.
Kështu, të paktën sipas informacioneve të deritanishme, drejtuesit socialistë do ta zhvillojnë mbledhjen larg selisë së partisë, ndërsa thirrja e protestuesve për t’u grumbulluar përpara saj mbetet në fuqi.
Nëse vezët ishin menduar si mesazh proteste, duket se këtë herë kanë prodhuar edhe një efekt praktik: ndryshimin e adresës së mbledhjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
