LAJME / E Premte 28 Gusht 2026, 19:07

Ngjarje tronditëse në vend/ Gjendet trupi i pajetë i një personi, policia nis ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur pranë grykëderdhjes së lumit Seman.

Policia është njoftuar, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier ka marrë njoftim se pranë grykëderdhjes së lumit Seman, është konstatuar një kufomë e dekompozuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE