LAJME / E Shtunë 29 Gusht 2026, 12:12

KAMËZ/ I riu përplasi makinën e policisë gjatë patrullimit, dy efektivët përfundojnë në spital. Reagon Drejtoria e Policisë Tiranë

Dy efektivë policie kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të ndodhur në Kamëz, ku makina e patrullës është përplasur me një automjet tjetër.

Sipas Policisë së Tiranës, efektivët ishin duke patrulluar në zonë kur automjeti i tyre u godit nga një makinë që drejtohej nga një 26-vjeçar.I riu, me inicialet R. T., po lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, kur dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me makinën e Policisë.

Nga aksidenti mbetën të dëmtuar dy punonjësit e Policisë.

Ata u transportuan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Policia ka mohuar ndërkohë raportimet se përplasja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore.

Sipas sqarimit zyrtar, automjeti i Policisë ishte duke kryer patrullimin e planifikuar në territor dhe nuk ishte përfshirë në ndjekje.Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një përplasje të një automjeti të Policisë me një automjet tjetër, në Kamëz, sqarojmë se pretendimi se përplasja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore është i pavërtetë.

Automjeti i Policisë, i cili ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, është goditur nga një automjet me drejtues shtetasin R. T., 26 vjeç, i cili, teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.

26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE