
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Vlorë-Orikum, në afërsi të vendit të quajtur “Kala”, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësore.
Në momentin e përplasjes, gruaja mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe. Nga të dhënat e deritanishme bëhet e ditur se këmbësorja ka marrë lëndime të lehta, ndërsa foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale dhe hetimore.
Po punohet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota në të cilat ndodhi aksidenti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
