SHOWBIZ / E Shtunë 29 Gusht 2026, 23:11

Çfarë po ndodh kështu me Egli Takon? Pamjet virale të saj...

Egli Tako vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale. Vëmendja ndaj saj u rrit fillimisht pas ndarjes nga aktori Olsi Bylyku dhe më pas gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 4”, ku ishte një nga banoret më të komentuara të sezonit.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, përveç dinamikave të lojës dhe raportit të krijuar me Gjestin, u komentua edhe ndryshimi në pamjen e saj. Egli dukej se kishte humbur peshë krahasuar me fillimin e eksperiencës, ndërsa vetë ajo kaloi edhe momente të ngarkuara gjatë formatit.

Por, fotot e fundit të publikuara prej saj tregojnë një tjetër pamje. Egli shfaqet me forma më të theksuara dhe duket se i është rikthyer rregullisht aktivitetit fizik.

Në disa prej postimeve të fundit nga pushimet, ajo ka pozuar me bikini dhe veshje verore, ndërsa ndryshimi krahasuar me periudhën e BBVA 4 është i dukshëm.

Pas një periudhe kur jeta e saj private dhe çdo lëvizje brenda shtëpisë së “Big Brother” komentohej gjerësisht, Egli duket se aktualisht po e mban fokusin te vetja, angazhimet personale dhe rutina e saj.

Edhe pse ndryshimet fizike janë të dukshme në fotografitë që ajo vetë ka publikuar, Egli nuk ka dhënë ndonjë shpjegim specifik lidhur me peshën e saj. Ajo që shihet është se, krahasuar me imazhet e periudhës së BBVA, sot paraqitet me një fizik më të formuar dhe një pamje ndryshe nga ajo me të cilën publiku e kujton gjatë reality show-t, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE