
Dashi: Saturni përplaset me Marsin dhe kërkon më shumë përgjegjësi. Në familje ka ende diçka të pazgjidhur që kërkon sqarim. Në dashuri, Hëna ndez emocionet.
Demi: Vëmendja juaj përqendrohet te biznesi dhe mundësitë e reja. Është koha e duhur për të vepruar, pasi intuita ju drejton drejt suksesit.
Binjakët: Dashuria mbrohet nga Jupiteri dhe Venusi. Dëshira për t’u vlerësuar për aftësitë tuaja, dhe jo vetëm për simpatinë, ju shqetëson, por kjo ndjesi do të kalojë.
Gaforrja: Marsi ju zgjon nga plogështia e verës. Ditë e favorshme për dokumente dhe investime. Në dashuri mos u nxitoni, sepse vetëm pasioni nuk mjafton.
Luani: Qielli mbetet i favorshëm në jetën personale dhe në punë. Mund të shfaqen kontrata të rëndësishme ose mundësi nga jashtë. Kujdes nga njerëzit që ju lavdërojnë, por veprojnë kundër jush.
Virgjëresha: Do të bëni hapa konkretë në çështjet praktike. Venusi mbron të ardhurat dhe investimet, por në dashuri mund t’ju bëjë më posesivë. Marsi favorizon shëndetin dhe njohjet e reja.
Peshorja: Marsi dhe Saturni mund të krijojnë tensione, por Venusi është në anën tuaj. Shmangni konfliktet, pasi mund të ndikojnë në humor dhe në gjendjen fizike.
Akrepi: Një ndjenjë romantike po rritet në heshtje. Pasioni është i fortë, por për një të ardhme më të qëndrueshme duhet të prisni edhe pak. Në biznes, shqyrtoni me kujdes bashkëpunimet e reja.
Shigjetari: Mos u kapni pas çështjeve të vogla, edhe nëse dikush ju zemëron. Vlerësimi që meritoni do të vijë nga një drejtim tjetër. Venusi favorizon miqësitë dhe takimet e reja.
Bricjapi: Dielli dhe Mërkuri hapin mundësi të reja në punë dhe biznes. Saturni mund t’ju bëjë të tërhiqeni. Veproni me kujdes, por mos u bllokoni nga frika.
Ujori: Çështjet familjare dhe të pronës kërkojnë një qëndrim të qartë. Mund të mbërrijnë para të dobishme për aktivitetin tuaj. Në dashuri, tregohuni të sinqertë me të kaluarën përpara se të nisni diçka të re.
Peshqit: Emocionet do të jenë të forta dhe jo të gjithë do të dinë t’i përballojnë. Flisni hapur me partnerin dhe familjen. Njohjet e reja do të jenë intensive, por mund të mos zgjasin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
