LAJME / E Diel 30 Gusht 2026, 00:12

Detaje te reja per ngjarjen e rende qe trnditi Lezhen

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i bombolës së gazit në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës, ku mbetën të plagosur gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë.

Sipas informacionit të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të 29 gushtit, në banesën në pronësi të S. K., 40 vjeç.

Nga shpërthimi kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës S. K., 40 vjeç, si dhe L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e gjashtë të plagosurve drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.

Gjendja e 40-vjeçarit S. K. ka kërkuar trajtim më të specializuar dhe ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Pesë personat e tjerë vijojnë të marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe, sipas Policisë, janë jashtë rrezikut për jetën.

Të gjithë anëtarët e familjes jetonin në Itali dhe kishin ardhur në vendin tonë pasi nesër kishin një dasëm, ku do të martonin vajzën e vëllait.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave që çuan në shpërthimin e bombolës së gazit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE