
Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e sotme nga qytetit i Fierit, ku stomatologia e njohur fierake, Vera Skëndaj, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Skëndaj e cila për 45 vite ia kushtoi jetën profesionit dhe shërbimit ndaj qytetarëve, mbylli sytë përgjithmonë këtë të shtunë.
Mësohet se mjekja vuante nga një sëmundjen e rëndë, pasi ishte prekur nga kanceri i gjirit. Edhe luftoi fort për jetën, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë betejën.
Largimi i saj, ka sjellë pikëllim tek të afërmit, kolegët dhe pacientët, Pa një figurë e njohur dhe e respektuar në Fier.
Vera Skëdaj kishte lindur në Kukës, më 6 prill 1955, dhe më pas familja e saj u vendos në Fier, ku ajo kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet e larta i përfundoi në Tiranë, duke u diplomuar në fushën e stomatologjisë.
Mësohet se të dielën, familjarë, të afërm, miq dhe kolegë do ti japin mjekes Skëndaj lamtumirën e fundit në qytetin e Fierit.
Redaksia e Newsbomb.al iu bashkohet mesazheve ngushëlluese për familjen e mjekes Skëdaj, në këto momente të vështira për ta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
