SHOWBIZ / E Shtunë 13 Janar 2024, 02:02

Zbulohen opinionistët e Big Brother VIP Fan Club

Na ndan vetëm një ditë nga nisja e Big Brother VIP 3 dhe deri tani janë zbuluar opinionistët e moderatori i spektaklit.

Por kuriozitet ka qenë edhe programi mbështetës Big Brother VIP Fan Club, të cilin do e prezantojë Enxhi Nasufi.

Ndërkohë gazetari Andi Vrapi ka zbuluar në Instastory se opinionistë në program do jenë Ina Kollçaku dhe Ronaldo Sharka. Kujtojmë që ky i fundit ka qenë dhe ish-banor i sezonit të dytë.