
Dënimet drakoniane në “emër të popullit” nga Specialja e Hagës
Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18, Rexhep Selimi – 13 vjet burgim.
Bie akuza – krimet kundër njerëzimit.
Gjykata e Apelit do t’i nxjerrë të pafajshëm…
Gjysmë ore para mesditës, Gjykata Speciale në Hagë shqiptoi aktgjykimin dënues ndaj krerëve të UÇK-së, sot (16 shtator 2026).
Katërshja e UÇK-së dënohet me gjithsej 81 vjet burgim…
Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18, ndërsa Rexhep Selimi – 13 vjet burgim.
“Pacientët” e ZPS-së mbahen brenda grilave tashmë 6 vjet.
Kryetari i trupit gjykues, amerikani Charles Smith tërhoqi vërejtjen se aktgjykimi shpallet “në emër të popullit të Kosovës”.
Me të dëgjuar lajmin e (pa)pritur qytetarët e tubuar para dyerve të Speciales ngritën zërat me shprehjen drejtuar gjykatësve:
Këta janë heronjtë tanë… Ju i dënuat, populli i Kosovës nuk i dënon!
Gjyqi i fajësoi të akuzuarit për ndalim, arrestim të paligjshëm ndaj 358 personave…, 303 të torturuar, për vrasje…
Ndërkaq, i shfajësoi për krimet kundër njerëzimit…
Filmi me “dëshmitë” serbe, ato të pasardhësve të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit – mbaroi sot.
Kundër këtij akgjykimi mbrojtësit dhe klientët e tyre kanë paralajmëruar ankesën në Gjykatën e Apelit..
Njejtë si Thaçi e të tjerët ishte i akuzuar edhe gjenerali kroat Ante Gotovina.
Gotovinën Tribunali i Hagës për ish- Jugosllavinë e pati dënuar me 24 vjet burgim. Ndërkaq, Gjykata e Apelit e liroi.
