LAJME / E Mërkurë 16 Shtator 2026, 16:04

81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Dodik sulmon ashpër vendimin e Hagës

Edhe pse Dhomat e Specializuara dënuan me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Milorad Dodik e cilësoi vendimin të papranueshëm, duke kritikuar faktin që gjykata rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit.

“Dënimi i shqiptuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është një karikaturë e drejtësisë, që shërben për të relativizuar krimet kundër serbëve dhe për të amnistuar të ashtuquajturin terrorizëm të UÇK-së.

Është e turpshme që vrasjet sistematike të serbëve në Kosovë e Metohi nuk u cilësuan si krime kundër njerëzimit, por del sikur ata kanë vdekur si kalimtarë të rastit.

Thaçi ishte ideologu dhe udhëheqësi i një organizate terroriste, ekzekutues i drejtpërdrejtë dhe urdhërdhënës. E gjithë kjo u anashkalua. Prej kohësh e dimë se në Hagë nuk ka drejtësi dhe të drejtë, ndërsa tani e dimë përfundimisht se nuk ka as respekt dhe as mëshirë për viktimat serbe.

Fakti që gjyqi u zhvillua njëzet e pesë vjet pas krimeve të kryera tregon se synimi ishte mbulimi i atyre krimeve.”