
Vendimi i shpallur sot në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka sjellë reagime të shumta edhe nga personazhe të njohur të artit dhe muzikës.
Mes tyre ka reaguar edhe reperi Don Xhoni, i cili ka zgjedhur Instagramin për të shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj vendimit.
Artisti ka publikuar në “Instastory” një mesazh të shkurtër, përmes të cilit ka bërë të qartë qëndrimin e tij.
“Marre. Liria jonë s’është krim”, ka shkruar Don Xhoni.
Reagimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën vendimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Vendimi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, si nga përfaqësues të politikës, ashtu edhe nga figura të njohura publike. Mes tyre tashmë është edhe Don Xhoni, i cili e përmblodhi qëndrimin e tij në vetëm pak fjalë.
