
Hashim Thaçi është dënuar këtë të mërkurë me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa vëmendje ka marrë edhe reagimi i tij në sallë në momentin e shpalljes së masës së dënimit.
Në pamjet e transmetuara nga seanca, ish-presidenti i Kosovës shihet duke dëgjuar vendimin nga vendi i tij, pranë ekipit mbrojtës. Në momentin kur bëhet i ditur dënimi prej 25 vitesh, Thaçi ruan qetësinë dhe më pas shihet duke buzëqeshur lehtë. Ky moment është evidentuar edhe në raportimet mediatike pas vendimit.
Vendimi u shpall më 16 shtator 2026, pas një procesi disa-vjeçar në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Thaçin fajtor për katër akuza për krime lufte, ndërsa ai u shpall i pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Bashkë me Thaçin u shpallën fajtorë edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët morën dënime të ndryshme me burg. Vendimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtën e ankimit.
Pamjet nga salla, veçanërisht reagimi i Thaçit pas komunikimit të dënimit, po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare e kosovare.
