
Pensionistët do të përfitojnë rritje mujore nga 600 deri në 1 mijë e 800 lekë, sipas kategorive dhe nivelit të të ardhurave nga 1 janari 2027, por nga bonuset nuk do të përfitojnë të gjithë.
“Në vitin 2026 nisëm bonusin mujor, ndërsa nga 1 janari 2027 ai do të dyfishohet për të gjitha kategoritë e pensionistëve, krahas vijimit të indeksimit të pensioneve. Për këtë mbështetje kemi parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhetin e vitit të ardhshëm, me objektivin që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të mos jetë më pak se 40 mijë lekë dhe pensioni i pjesshëm jo më pak se 22 mijë lekë”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Të moshuarit, nënat me shumë fëmijë apo ata që kanë të ardhura më pak se 40 mijë lek?ë n?ë muaj do të marrin nga 1 mijë e 800 lekë shtesë çdo muaj.
Rritje me 800 lekë në muaj përfitojnë ata që marrin pensin pleqërie të pjesshëm apo që përfitojnë strehim social nën 22 mijë lekë në muaj.
Rritje me 1 mijë lekë në muaj do të përfitojnë pensionistët në fshatra, ish-kooperativistët të cilët marrin më pak se 18 mijë lekë në muaj.
Por nga shtesa nuk do të përfitojnë të gjithë. N?ë fshat kur merr mbi 18 mijë lek?ë nuk p?ërfiton shtes?ë e po ashtu dhe pensionist?ët n?ë qytet që kanë më shumë se 22 mijë lekë të ardhura.
Të përjashtuar nga rritja janë edhe përfituesit e pensionit familjar që marrin mbi 18 mijë lekë në muaj. Ata që marrin më pak se kjo shumë do të përfitojnë 700 lekë në muaj.
E njëjta vlen edhe për përfituesit e pensionit të invaliditetit që marrin mbi 30 mijë lekë në muaj. Kush merr më pak se kjo shumë përfiton 600 lekë në muaj rritje.
Në total do të marrin bonus mujor 727 mijë pensionistë nga në vend janë gati 770 mijë që janë në total. Vetëm 36 për qind e tyre do të marrin 1800 lekë në muaj, pasi pjesa dërrmuese gati 41 për qind do marrin 800 lekë, ndjekur nga 10.3 për qind që do të marrin 1 mijë lekë, e pjesa tjetër janë në vlerat 600-700 lekë.
