LAJME / E Martë 15 Shtator 2026, 22:10

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ushqen rrjetet e trafikut të drgës!

Kongresmeni republikan Joe Wilson ngriti në Kongresin amerikan shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar dhe integritetin zgjedhor në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po nxit krijimin e një rrjeti të trafikut të narkotikëve.

Shqipëria është vendosur në fokus të debatit në Kongresin amerikan, gjatë një seance dëgjimore kushtuar politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit Perëndimor.

Krimi i organizuar, trafiku ndërkombëtar i narkotikëve, korrupsioni dhe integriteti i zgjedhjeve ishin ndër çështjet e ngritura për vendin tonë.

Debati për Shqipërinë u hap nga kongresmeni republikan Joe Wilson, i cili ngriti shqetësime për situatën e korrupsionit, krimit të organizuar dhe zgjedhjeve, duke drejtuar kritika edhe ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Wilson pretendoi se këto problematika po ndikohen nga qeveria shqiptare dhe foli për ekzistencën e rrjeteve të trafikut të narkotikëve. Duke kujtuar bashkëpunimin e mëparshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, republikani kërkoi të dinte konkretisht se çfarë po bën aktualisht administrata amerikane për këtë çështje.

“Ne mund të luajmë një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri po ndikohen nga qeveria e Edi Ramës, e cila, në fakt, po nxit krijimin e një rrjeti të trafikut të narkotikëve”, deklaroi Wilson.

Kongresmeni republikan vijoi duke iu drejtuar drejtpërdrejt përfaqësuesit të Departamentit amerikan të Shtetit.

“Ndër vite, Shtetet e Bashkuara kanë qenë vërtet të suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet kundër krimit dhe trafikut të organizuar të drogës për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri?”, pyeti Wilson.

Përgjigjja erdhi nga Daniel Lawton, Zëvendësndihmës Sekretar amerikan i Shtetit, i cili konfirmoi se Uashingtoni vazhdon të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për goditjen e organizatave kriminale transnacionale që veprojnë nga Shqipëria.

Lawton solli në vëmendje edhe shtrirjen ndërkombëtare të këtyre grupeve, duke deklaruar se ato kanë krijuar lidhje me kartelet kriminale në Hemisferën Perëndimore.

“Kongresmen Wilson, ju falënderoj gjithashtu për këtë pyetje të rëndësishme. Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara po vijojnë të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë atje. Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu, në Hemisferën Perëndimore”, deklaroi Lawton.

Në përgjigjen e tij, zyrtari i Departamentit të Shtetit veçoi edhe Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Laëton tha se institucioni shqiptar ka rezultuar “relativisht efektiv” në trajtimin e disa prej problemeve të ngritura gjatë seancës.

“Në veçanti, kemi konstatuar se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët”, u shpreh Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit.

Joe Wilson: Ne mund të luajmë një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri po ndikohen nga qeveria e Edi Ramës, e cila, në fakt, po nxit krijimin e një rrjeti të trafikut të narkotikëve. Ndër vite, Shtetet e Bashkuara kanë qenë vërtet të suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet kundër krimit dhe trafikut të organizuar të drogës për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri?

Daniel Lawton: Kongresmen Wilson, ju falënderoj gjithashtu për këtë pyetje të rëndësishme. Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara po vijojnë që të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë atje. Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu në Hemisferën Perëndimore. Në veçanti, kemi konstatuar se struktura e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët. Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses.