
Qytetarë të shumtë janë mbledhur para zyrave të EULEX-it, duke protestuar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në objektin e EULEX-it, ndërsa situata po monitorohet nga Policia e Kosovës.
Në një moment emocional, protestuesit i kanë vendosur njërit prej policëve një flamur kombëtar dhe një flamur të UÇK-së.
Gjesti dukshëm e ka emocionuar policin, i cili është parë duke i fshirë lotët, ndërsa vazhdonte të kryente detyrën e tij për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestë.
