
Pas ndarjes së bujshme nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka nisur pushimet jashtë shtetit së bashku me vajzën Poem Blu dhe miket e saj më të mira. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e saj.
Së fundmi Sara ka postuar në InstaStory një mesazh që i ka ndërguar një ndjekëse, e cila e pyet: “Egon tënde e mbushe por zemrën kush ta mbush?”
“Pyetje me spec kjo?”- ka shkruar Sara.
Ajo nuk e ka lënë me kaq, pasi krahas fotos së një pjate me ushqim shkruan: “Të mbushim barkun meqenëse nuk mbushim dot zemrën”, duke treguar kështu se akoma nuk ka nisur një lidhje të re dashurie.
