SHOWBIZ / E Shtunë 18 Shkurt 2023, 15:03

Efi do i zë vendin në 'Përputhen'? Bora Zemani thyen heshtjen dhe zbardh planet e ish banores së 'Big Brother Vip'

Është përfolur se Efin mund ta shohim në drejtimin e "Përputhen", format të cilin aktualisht po e prezanton sërish Bora Zemani. Përgjigjen për këtë e ka dhënë vetë moderatorja.

E pyetur për këtë lajm gjatë festës së Top Albania Radio, Bora tha se kjo ndoshta mund të ndodhë sezonin tjetër.

"Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër, unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Përputhen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara", tha Bora.