LAJME / E Shtunë 19 Shtator 2026, 14:02

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, pranë kryqëzimit të Parkut.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet që përdorej nga një shpërndarës ushqimesh.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.