
Dona, motra e gazetarit të njohur Saimir Kodra, ka tërhequr herë pas here vëmendjen e rrjeteve sociale, edhe pse ka zgjedhur të qëndrojë larg ekranit dhe jetës publike.
Ajo u bë e njohur për një periudhë të shkurtër pas pjesëmarrjes në një videoklip të këngëtarit Elgit Doda, disa vite më parë. Në një prej intervistave të rralla, Dona ka folur edhe për marrëdhënien me të vëllain, duke e përshkruar Saimirin si një person shumë mbështetës.
“Saimiri është shumë mbështetës. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë.Saimiri është një natyrë e rreptë me të tjerët, por me mua është një dashuri e vërtetë”, është shprehur ajo.
Dona ka treguar gjithashtu se ndihet krenare për të vëllain, ndërsa ka theksuar se dëshiron të ruajë identitetin e saj dhe të mos njihet vetëm përmes tij. “Unë krenohem me atë, kam një mrekulli që ma ka falur Zoti, por nuk e përmend shpesh sepse kam identitetin tim”, ka thënë ajo.

Në atë periudhë, Dona kishte deklaruar se ekrani ishte një nga ëndrrat e saj, por duket se më pas nuk iu përkushtua këtij pasioni dhe zgjodhi të qëndrojë larg televizionit, ndryshe nga vëllai i saj, i cili vijon aktivitetin në media.
