SHOWBIZ / E Shtunë 19 Shtator 2026, 14:02

(Emri) Artisti i njohur që pritet ti bashkohet konkurrentëve të Big Brother VIP Albania 6

Teksa kanë nisur diskutimet për personazhet që mund të bëhen pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”, një tjetër emër i njohur i skenës shqiptare ka lënë të hapur mundësinë për t’u futur në shtëpinë më të famshme në vend.

Bëhet fjalë për kantautorin dhe kompozitorin Algert Sala, i cili, i pyetur drejtpërdrejt për një pjesëmarrje të mundshme në reality show, nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.

I ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio, Sala foli për karrierën, projektet e tij muzikore dhe imazhin që publiku ka krijuar për të ndër vite. Përveçse këngëtar, ai njihet edhe si autor tekstesh dhe kompozitor për artistë të tjerë.


Kur u pyet nëse do ta pranonte një ftesë për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”, përgjigjja e tij ishte e qartë:

“Po, pse jo? Zakonisht njerëzit më njohin shumë serioz dhe më të rafinuar në atë që unë bëj, por nuk jam dhe aq”, u shpreh Sala.

Deklarata ka ngritur menjëherë pikëpyetje nëse emri i tij mund të jetë mes atyre që po konsiderohen për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni dhe as nga vetë artisti se ka marrë një ftesë konkrete.

Algert Sala tregoi gjithashtu se një pjesëmarrje e mundshme në format mund t’i jepte publikut mundësinë ta njihte përtej profilit serioz që ka krijuar përmes muzikës.

I pyetur nëse brenda shtëpisë do të përfshihej në debate dhe përplasje me banorët e tjerë, ai u shpreh se nuk e sheh veten në këtë rol.

“Jo. Ka mënyra të tjera, ha kokoshka dhe dëgjoj, pse jo…”, tha artisti.

Për momentin, Algert Sala mbetet një emër i mundshëm dhe jo një konkurrent i konfirmuar i “Big Brother VIP Albania 6”. Nëse deklarata e tij do të pasohet nga një ftesë konkrete për të hyrë në shtëpi, pritet të mësohet më afër nisjes së sezonit të ri.