
Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Durrës – Kavajë.
Dy automjete u përplasën teksa lëviznin në drejtim të Kavajës.
Dyshohet se njëri nga automjetet është futur në korsinë e djathtë me shpejtësi ku dhe ka goditur atomjetin tjetër duke e përplasur mbi barrierat metalike anësore.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes në njërin nga automjetet ndodhej një familje me dy fëmijë të vegjël, të cilët fatmirësisht kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.
