LAJME / E Shtunë 19 Shtator 2026, 21:09

Klodiana Lala: Rama e paralajmëroi që nëse i përmend emrin…

Arrestimi i Ergys Agasit është pasojë e përplasjes së tij me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Kështu deklaroi gazetarja Klodiana Lala gjatë një interviste në News24, duke theksuar se pavarësisht urdhër-arrestit të lëshuar për të, Agasi lëvizte i pafrikësuar për prangosjen e tij i bindur se ishte i mbrojtur nga ndikimi që ka në Policinë e Shtetit.

Lala tha se trajtimi i Ergys Agasit gjatë arrestimit, duke publikuar fotot e tij si i prangosur brenda makinës së policisë dhe imazhet e tij në rajonin e bluve, është qartazi hakmarrje me porosi të Ballukut.

Më tej, gazetarja e News24 pretendon se edhe vetë kryeministri Edi Rama ka hequr dorë nga mbrojtja e Agasit, duke e paralajmëruar këtë të fundit për pasojat që mund të ketë nëse tregon aferat e kryera me urdhër të tij.

“Është shumë e qartë hakmarrja nga Balluku, që nga mënyra si u trajtua Ergys Agasi. Për mua është eminenca gri e zotit Rama, por mënyra si u trajtua operacioni, mua nuk më la shije të mirë. Ndërkohë që zoti Rama mendoj se ia hoqi vështrimin Erigys Agasit. Po ta shikosh tani në deklaratat e tij publike. Ai tha në një moment ‘nuk guxon askush të bëjë punë në emrin tim’, dhe ky ishte një mesazh shumë i qartë për Erigys Agasin. Në këtë aspekt që u përputhën shumë interesa që Erigys Agasi u arrestua”,- tha Lala.