
Personi që shihni në foto është 58 vjeçarja Lumturie Patushi, e cila u vra me thikë nga burri i saj Hysni Patushi 68-vjeç, teksa ndodhej në banesën e vajzës për tu kujdesur për nipërit.
Në momentin kur ndodhi krimi i rëndë, në banesë ndodheshin dy nipërit e mitur të çiftit 10 dhe 14 vjeç, të cilët panë të gjithë skemën.
I pranishëm ishte edhe baba ii tyre, dhëndri i viktimës.
Pas krimit autori është larguar duke hedhur thikën poshtë pallatit, armë e cila është gjetur nga policia.
