SHOWBIZ / E Mërkurë 24 Janar 2024, 06:06

Dy banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së Big Brother

Graciano Tagani dhe Erjola Doçi janë banorët më të rinj që i bashkohen shtëpisë më të famshme, Big Brother Albania VIP 3.

Në klipin prezantues, Erjola u shpreh e hapur për të nisur një lidhje brenda teksa theksoi se do i shtojë doza feminiliteti shtëpisë.

Sipas saj, banorët më të fortë janë Ilnisa dhe Juli.

Graciano nga ana tjetër u shpreh se meraku i tij i vetëm do jetë partnerja e tij, Argjira për të cilën e merr malli pasi qëndrojnë 24 orë bashkë.