LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 15:03

U larguan nga PS/ Edi Rama tallet me Koçekun dhe Spiropalin: Kalëruan

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar publikisht ish-ministren dhe një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushta në qeveri për disa vite, Elisa Spiropali, si dhe deputeten që ka dalë e pavarur ditët e fundit, Marjana Koçeku, duke i quajtur “shpirtra të humbur”.

“Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka dhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re. Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Por kam frikë se nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja.

 Fatosi poshtë, flamingo lart dhe ‘hi hi hi hi Shqipëria e re’. Do kritikohemi e sulmohemi, por kemi detyrimin të mos zgjedhim rrugën e lehte, të mos zgjedhim të jemi popullorë, kur duhet të jemi të përgjegjshëm”, u shpreh kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të PS.

Më tej, gjatë fjalës së tij përpara deputetëve socialistë, ku nuk dihet nëse pjesëmarrëse është edhe Elisa Spiropali, apo edhe ajo tashmë është e përjashtuar pasi theu ultimatumin e Edi Ramës për të mos reaguar publikisht kundër Partisë Socialiste.

“Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj as janë bashkë, por u mblodhën së bashku në një prurje që nxori në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”, vijoi Edi Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE