LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 13:01

Trupi i një burri gjendet në pjesën e poshtme të avionit në aeroport

Trupi i pajetë i një burri është gjetur në pjesën e poshtme të një avioni të kompanisë “Air Arabia”, i cili ishte ulur në aeroportin Gatwick të Londrës pas një fluturimi nga Maroku.

Sipas raportimeve të BBC, shërbimet e emergjencës u thirrën pas zbulimit të trupit në avionin që kishte mbërritur nga qyteti i Tanxherit rreth orës 11:45 të paradites të martën.

Një zëdhënës i aeroportit në West Sussex konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se ekipet e aeroportit po bashkëpunojnë me policinë dhe mjekun ligjor për hetimin e rastit.

Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi identitetin e viktimës apo mënyrën se si personi ka përfunduar në atë pjesë të avionit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE