
Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në Liqenin e Viroit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, Besnik Koka, është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të incidentit.
Ngjarja në Gjirokastër vjen në një ditë të rëndë, pasi më herët në Plazhi i Tales u raportua edhe mbytja e dy të miturave, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga mbytjet brenda së njëjtës ditë.
Autoritetet vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të të gjitha rasteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
