LAJME / E Premte 19 Qershor 2026, 21:09

Spahiu godet Granit Xhakën: Po të ishte burrë i mirë do të luante për Kosovën, ai është fajtor që nuk jemi në Botëror Spahiu

Analisti politik nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij të ashpra ndaj Granit Xhaka.

Sipas Spahiut, Xhaka nuk mund të konsiderohet ambasador i Kosovës, ndërsa shkon edhe më tej duke e cilësuar atë si një nga arsyet pse Kosova nuk ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Botëror.

“Po të ishte burrë i mirë, Granit Xhaka do të luante për Kosovën. Ai është fajtor që Kosova nuk është në Botëror, sepse kur Zvicra fiton, shpesh merita kryesore i takon atij. Ai është lojtari më i mirë i ekipit, asiston, shënon dhe udhëheq Zvicrën drejt sukseseve”, ka deklaruar Spahiu në T7,përcjell agjencia e lajmeve INA.

Këto komente vijnë në vazhdën e qëndrimeve të mëhershme të Spahiut, i cili ka theksuar se Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë “produkt i Zvicrës” dhe jo i Kosovës, duke argumentuar se Kosova mund të gëzohet për sukseset e tyre, por jo të mburret me ta si përfaqësues të shtetit të saj.

Ndërkohë, Xhaka ka deklaruar në disa raste se ndeshjet kundër Kosovës janë gjithmonë të veçanta për të për shkak të origjinës familjare dhe lidhjes emocionale me vendin e prindërve të tij.(INA), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE