
Në fjalën përmbyllëse në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal sërish te organizimi i protestat që po organizohen në Tiranë kundër investimeve amerikane.
Ndërsa shtoi se pavarësisht postimeve, që ngjajnë si mesazhe patriotike, ku hashtagsat e përdorur duket sikur tentojnë të mbrojnë vendi, Rama theksoi se synimi i Partisë Socialiste do të mbetet gjithmonë integrimi europian i Shqipërisë.
“Unë besoj te politika që zgjohet dhe punon me njerëzit realë, jo me profilet fallco. Në të gjithë ndjekësit e faqes sime nuk mund të gjendet një i blerë. Nuk ka. Ne na duhen ata që nuk jetojnë duke bërë scroll. Ata janë forca jonë. Duhet të të kemi parametrat më të mirë në çdo aspekt. Ne mund të na bëhen shumë leksione, por të na bëhet neve leksion, u ngrit diaspora.
U mblodhën. Ka një element tjetër që e tregon historia e na e tregojnë ata që kanë menduar se si zhvillohet bota. Ky element quhet pakënaqësia e pritshmërive, e cila ka dalë nga një fazë e ka hyrë në një fazë të re. Është jo e lehtë për t’u përmirësuar. Ajo që na takon është që ne të vazhdojmë. Unë e di që ka dhe intelektualë të familjes sonë politike që thonë sikur Edi Rama ka diçka si të lodhur për në BE. Të gjithë këta që kanë studiuar situatën me kaq pasion i keni atje te sheshi i xhirimit”, tha Rama.
Më tej, kryeministri u ndal dhe te thirrjet në protestë në mesin e të cilave kryeson “Një Shqipëri e Re”, për të cilën kreu i qeverisë shqiptare tha se mbetet e pakuptueshme pasi Partia Socialiste prej vitesh ka punuar për të bërë realiteti ëndrrën e madhe të shumë shqiptarëve, integrimin në BE.
Megjithatë, Rama shtoi se nëse njerëzit këmbëngulin për Shqipërinë e Re, ai është i gatshëm për të bërë një marrëveshje me qytetarët.
“Jemi gati për të bërë një marrëveshje për një Shqipëri të Re. Është njësoj si siluetat e flamingove, siç e mbante Fatos Lubonja. Do kritikohemi, do sulmohemi, por e kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën e lehtë, të mos jemi popullor kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Ka shumë kohë që nuk kam zgjedhur të jem i pëlqyer, më ka ikur ajo shija. Jemi për të qenë të dobishëm jo të pëlqyer. Sa janë të pëlqyer sot në rrjetet sociale por janë krejt të padobishëm…Ndaj Shqipëria është e gjitha sot në duart tona. Vendi nuk është një hashtag, një flamingo që merret zvarrë për t’u dukur bukur. Është një vend që është në luftë me vetveten. Le të këndojnë sirenat, atë punë kanë. Ne kemi punë tjetër, integrimin europian. Mos u çudisni se në këtë rrugë do të kemi shumë të tjerë që do të na dalin anash, kundër përballë. Jemi në një kohë kur falë algoritmit, vijnë mercenarët digjitalë edhe nga vendet që as nuk i mendoje” shtoi Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
