LAJME / E Premte 19 Qershor 2026, 18:06

Reagon kryetari i Bashkise Lezhe per ngjarjen tragjike

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar në rrjetet sociale pas tragjedisë së ndodhur këtë të premte në bregdetin e Tales, ku humbën jetën dy vajza të mitura, Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, të moshave 9 dhe 11 vjeç, pasi u mbytën në det.

Në postim, Ndreu ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, duke e cilësuar ngjarjen si një humbje të rëndë, ndërsa ka ngritur shqetësimin për mungesën e kujdesit dhe vigjilencës në plazhet publike të pamenaxhuara.

Ai thekson se plazhet e pamenaxhuara nuk administrohen as nga subjektet private dhe as nga bashkia.

Shpreh dhimbjen time të thellë për humbjen tragjike të jetës së dy vajzave të mitura në plazhin e Tales. Kjo është një ngjarje e rëndë, përballë së cilës fjalët janë të pamjaftueshme. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre.

Si drejtues i pushtetit lokal, shpreh shqetësimin për mungesën e kujdesit dhe vigjilencës në plazhet e pamenaxhuara, të cilat nuk administrohen as nga subjektet private dhe as nga Bashkia. Në hapësira të tilla, kujdesi prindëror ndaj fëmijëve, si dhe vëmendja e familjarëve dhe shoqërisë ndaj personave që nuk dinë not, duhet të jetë maksimal në çdo moment.

Plazhet e menaxhuara janë të pajisura me sinjalistikën përkatëse, zona të identifikuara qartë për pushuesit dhe infrastrukturën e nevojshme për sigurinë e tyre.

Siguria në plazh është një përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon ndërgjegjësim, kujdes dhe bashkëpunim nga të gjithë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE