LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 13:01

Radhë kilometrash në Kapshticë, mijëra qytetarë të bllokuar në kufi

Fluksi i lartë i lëvizjes në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka çuar në radhë të gjata dhe vonesa për udhëtarët që kalojnë në Greqi.

Në pikën kufitare të Kristallopigjit, përballë Kapshticës, janë formuar kolona automjetesh që kalojnë dy kilometra, ndërsa udhëtarët detyrohen të presin më shumë se një orë për të përfunduar procedurat e kalimit.

Sipas informacioneve nga terreni, Policia Kufitare Greke po punon me sportele të reduktuara, ndërsa procesi është ngadalësuar edhe nga zbatimi i sistemit të ri të kontrollit, i cili përfshin marrjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe bërjen e një fotografie të fytyrës për çdo udhëtar.

Situata ka ngritur shqetësime në prag të sezonit turistik të verës, kur pritet një rritje e mëtejshme e fluksit në pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE