
Revolta qytetare në Shqipëri ndaj sistemit politik dhe qeverisë po arrin kulmin e saj.
Më 20 qershor (nesër) në Tiranë do të mbahet një protestë mbarëkombëtare, ku priten dhjetëra mijëra qytetarë dhe nga diaspora.
Ashtu si ç ishte njoftuar edhe në ditët e kaluara një grup shqiptarësh janë nisur me makina nga Anglia në shenjë proteste për t’u bashkuar nesër para Kryeministrisë.
Aktivisti Bledar Meti denoncoi në programin e pasdites në ‘News24’, se në pikat e kalimit kufitar do të përdoret alibia e mungesës së internetit për të penguar hyrjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Meti deklaroi se për të shmangur vonesat protestuesit janë ndarë në grupe dhe do të hyjnë në Shqipëri nga pika doganore të ndryshme.
“Jemi ndarë në tre grupe, kemi informacione se dogana në Muriqan do të na sjellë pengesa. Një grup po vjen nga Hani i Hotit, 25 makina janë ndarë nga Serbia dhe do të vijnë nga Kosova. Qeveria aktuale është gati për të përdorur të gjitha metodat për të mbajtur pushtetin. Do të marshojmë drejt Shkodrës, nëse hasim pengesa do të bëjmë presion. Kemi informacion se do të përdoret alibia se s’ka internet”, tha ai mes të tjerash.
Por pavarësisht vështirësive dhe burokracive të pushtetit, aktivisti theksoi se nuk do të dorëzohen për asnjë moment.
“Sakrifica jonë është për një atdhe normal që qeveriset nga një qeveri normale. Nëse ne kalojmë pa pengesa jemi 190 makina të gjithë bashkë që vijnë nga Londra. Ky është një udhëtim simbolik sepse pjesa më e madhe ka ardhur me avion, kjo është një protestë dhe po i themi shoqërisë që jemi me ju”, rrëfeu ai.
Më tej Meti shpjegoi se kërkesat e protestuesve janë të qarta, që nga dorëheqja e qeverisë dhe kryeministrit, te ndryshimi i Kodit Zgjedhor.
“Duam të ndryshojmë Kodin Elektoral dhe të kemi një sistem nga proporcional rajonal në kombëtar, në Parlament të çojmë njerëz të moralshëm. Duhet numërim votash elektronik dhe jo me komisione bipartizane. Të ulet numri i të punësuarve në administratë”, deklaroi aktivisti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
