
Intervista e kryeministrit Edi Rama me gazetaren dhe moderatoren Sidorela Gjoni, pak ditë më parë, është bërë shkak që kjo e fundit të përplasej sot në emision me analistin dhe shkrimtarin Albatros Rexhaj, i cili ishte kundër mënyrës sesi intervista është trajtuar.
Biseda është tensionuar aq sa Rexhaj i ka thënë në transmetim të drejtpërdrejt moderatores se ai nuk mund të lejonte që të bullizohej prej saj, njëlloj siç ndodhi me kryeministrin, por më mirë largohej.
Menjëherë, moderatorja i tha se ai mund të ikte nga studio.
Albatros Rexhaj: “Ti Sidorela në atë intervistë e bullizove fund e krye kryeministrin. Ti pate momentin tënd aty dhe e shfrytëzove. E bullizove me deklarata, me fjalë dhe ai të qëndroi ty aty.”
Sidorela Gjoni: “A mund të më thuash cila ishte fjala më e rëndë në atë intervistë?”
Albatros Rexhaj: “Do bëjmë emision të veçantë për të zbuluar cila ishte fjalia më e rëndë. Ai ndenji urtë, ti e bullizove. Po tani hall të flasësh e hall mos flasësh…”
Sidorela Gjoni: “Bullizmi nuk ka kuptimin e fjalës që thua ti. Unë nuk e kam komentuar dhe nuk kam thënë asgjë për atë intervistë.”
Albatros Rexhaj: “Prit tani të të them një fjalë tjetër.”
Sidorela Gjoni: “Jo nuk do flasësh sepse do të të drejtoj unë pyetje njëherë.”
Albatros Rexhaj: “Do flas sepse ndryshe nuk vi më këtu.”
Sidorela Gjoni: “Po ti mund të largohesh që tani. Albatros mund të largohesh që tani.”
Albatros Rexhaj: “Do iki por do them një fjalë…”
Sidorela Gjoni: “Mund të largohesh që tani.”
Albatros Rexhaj: “Po patjetër që tani. Mirupafshim bullizuese. (Çohet nga studio dhe pengohet )
Sidorela Gjoni: Avash se mos rrëzohesh…
Albatros Rexhaj: Keni mjaftueshëm njerëz që e shajnë Ramën, Mua nuk më bëni dot. Problemin e kemi me njerëzit që mendojnë ndryshe. Mbushni studion me njerëz që vetëm e shajnë Ramën.”
Sidorela Gjoni: “Albatros, unë e mbush studion me njerëz të ndryshëm që mendojnë ndryshe. Dhe faleminderit për shfaqjen fantastike televizive që më dhurove, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
