
Paraditen e nesërme Kryeministri Edi Rama pritet që të bëjë bashkë socialistët, për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, në të cilën do të marrin pjesë edhe ministrat.
Mësohet se mbledhja është parashikuar të zgjasë që prej orës 11:00 të paradites deri në orën 05:00 të pasdites, në Pallatin e Brigadave. Ndërkohë është zbardhur agjenda e kësaj mbledhe, e cila mësohet se do të startojë nga kryedeputeti socialist Taulant Balla e më tej do të vijojë me fjalën e Kryeministrit.
Si pikë e parë e vendosur në agjendë është informimi mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit. Mësohet se deputetët socialistë do të kenë në dispozicion secili nga dy minuta për të drejtuar pyetje.
Pika e dytë konsiston në informimin mbi Paketën e Ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Pika e tretë, dhe më e rëndësishmja e agjendës, lidhet me informimin mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik në ishullin e Sazanit.
Më tej parashikohet që, Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Administrative, parashikohet në agjendë të informojë kolegët e Grupit socialist mbi ecurinë e deritanishme të reformës territoriale.
Kryetari i Grupit, Taulant Balla, parashikohet të bëjë një informim të zgjeruar mbi detyrat e lëna nga mbledhja e shkuar e të njëjtit format, përfshirë performancën e anëtarëve të Grupit parlamentar.
Në përfundim të mbledhjes parashikohet që të mbahet një fjalë e Edi Ramës dhe e Taulant Ballës.
Ndërkohë dyshohet se Kryeministri do të ndalet edhe tek zhvillimet e fundit brenda partisë, të lidhura me largimin e Marjana Koçekut apo deklaratat e deputetes dhe ish-ministres Elisa Spiropali, për protestën dhe jo vetëm, përgjatë kohëve të fundit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
