
Mercedesi i vitit 1984 shërben edhe si një kuzhinë ku anëtarët e kësaj familje gatuajnë
Një makinë e vjetër është bërë një mjet i mbijetesës për një palestinez dhe anëtarët e familjes së tij pasi ata u zhvendosën nga shtëpitë e tyre nga lufta në Gaza.
Bayern El-Khatib, 37 vjeç e mori këtë makinë nga një i afërm i cili mbeti i vrarë gjatë bombardimeve izraelite.
Ai dhe familja e tij u larguan në jug nga Gaza pasi bombardimet e Izraelit mbi enklavën filluan dhe përfunduan në një strehë shkolle në Rafah në kufirin me Egjiptin.
Por pasi u tha se nuk kishte vend për të dhe anëtarët meshkuj të familjes atje, ata u detyruan të linin gratë dhe u larguan me dy djemtë e tij, 12 dhe 13 vjeç, dhe vëllain e tij.
“Ne udhëtuam nga Khan Yunis në Rafah dhe arritëm në Shkollën e Dohas. Pasi mbërritëm unë dhe familja ime si dhe një grup prej 39 personash përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar ishim shumë të sëmurë pasi nuk kishim konsumuar prej ditësh ushqim. Ne kërkuam strehim por asnjë këtu nuk na rregjistroi sepse nuk ka hapësira në tenda. Si pasojë, ne u detyruam të flinim në makinën tonë. Vëllai im i madh fle në atë sedilje une fle këtu dhe i bëjmë një shtrat të improvizuar këtij fëmije duke i siguruar rehati.”
Tani të katër prej tyre jetojnë në automjetin të pluhurosur në Rafah, duke fjetur në kushte jo shumë të favorshme.
“Kjo makinë është jeta ime, të kesh këtë makinë është më mirë se të kesh një tokë me kullë banimi sepse ofron siguri. Unë fle në të. Nëse unë vdes së bashku me fëmijët e mi, do të vdesim brenda saj sepse nuk ka tenda në dispozicion.”
Makina vepron si një mjet shpëtimi në rast bombardimesh ku atyre u duhet të evakuohen në një vend më të sigurt.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përfundojë luftën. Jemi shumë të lodhur. Nuk jemi më në gjendje të luftojmë. Kemi humbur të afërmit tanë, fqinjët tanë, vëllezërit tanë dhe xhaxhallarët tanë. Shumë nga familja ime kanë vdekur.”
Me karburant pothuajse inekzistent në Gaza që kur Izraeli bllokoi territorin pas sulmit të Hamasit më 7 Tetor, Mercedesi i vitit 1984 tani është shndërruar edhe në një kuzhinë të vogël ku këta anëtarë të kësaj familje gatuajnë me ato që gjejnë në Rafah.
