LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 00:12

LAJM I MIRË/ Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë për

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar marrjen e një huaje prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare, financimi synon mbështetjen e projekteve dhe investimeve në fushën e mbrojtjes, në përputhje me bashkëpunimin strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

302 milionë dollarët e marra me kredi, do të përdoren për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, nëpërmjet furnizimit me pajisje dhe sisteme ushtarake të prodhuara në SHBA

Kjo marrëveshje konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tone dhe në thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE