
Qindra mijëra emigrantë kanë vërshuar në pikat kufitare për t'u bashkuar me protestën kombëtare në Tiranë.
Me flamuj kuq e zi, veshje tradicionale dhe automjete të dizenjuara me simbole kombëtare, diaspora krijoi radhë kilometrash në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit në Shkodër, duke shprehur me entuziazëm se po i bashkohen protestës në ditën e saj të 21-të.
Siç mund të shihet përmes këtyre imazheve të siguruara, kolona e automjeteve u zhvendos nga Muriqani drejt Urës së Bunës, ku qytetarë të shumtë dolën në rrugët e Shkodrës për të mirëpritur emigrantët që ishin larguar ndër vite.
Emigrantët kanë ofruar mbështetje masive për protestën që nga dita e parë, ndërsa fundjava po sjell një fluks në rritje.
Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, qytetarët janë më të vendosur se kurrë në misionin e kësaj proteste që e ka origjinën nga një incident në Zvërnec, duke pasur një kauzë të përbashkët, për të cilën qytetarët shqiptarë luftojnë çdo ditë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
