Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Itali. Një 17-vjeçar nga Roma ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme në plazhin publik të Montalto di Castro, në rajonin e Lacios, pasi u mbulua nga rëra në një gropë që kishte hapur vetë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 10 korrikut, pranë zonës turistike të “Camping California”.
Sipas mediave italiane, i riu ndodhej në plazh me familjen dhe po argëtohej me vëllezërit më të vegjël duke gërmuar një gropë rreth 1.5 metra të thellë në rërë. Pasi fëmijët e tjerë u larguan, ai mbeti brenda gropës. Në një moment, muret e gropës u shembën, duke e mbuluar tërësisht.
Babai i tij, që po pushonte nën një çadër aty pranë, nuk e kuptoi menjëherë çfarë kishte ndodhur. Vetëm kur vuri re mungesën e të birit dhe dëgjoi alarmimin e fëmijëve të tjerë, ai filloi kërkimet. Në panik, pushuesit nisën të gërmonin me duar në vendin ku mendohej se ndodhej djali.
Përpjekjet e dëshpëruara për ta shpëtuar përfunduan kur ai u nxor pas rreth 40 minutash nën rërë. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, mjekët e urgjencës dhe një helikopter, por fatkeqësisht, mjekët konstatuan se i riu kishte ndërruar jetë.
Ende nuk dihet nëse në momentin e incidentit në plazhin e lirë ka pasur roje detare në detyrë. Karabinierët e Tuscania-s dhe Prokuroria e Civitavecchia kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar detyrimet e sigurisë në plazh.
Kryebashkiakja e Montalto di Castros, Emanuela Socciarelli, e cilësoi rastin si një “tragjedi që na ka lënduar të gjithëve” dhe shprehu ngushëllimet për familjen.
Ngjarja ka hapur debat të gjerë në opinionin publik italian mbi sigurinë në plazhe publike dhe rreziqet që shpesh neglizhohen gjatë pushimeve verore. Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar në ditët në vijim.
Loja kthehet në tragjedi! I riu hap gropën buzë detit, por bie brenda dhe mbulohet nga rëra, familjarët e gjejnë pa jetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE